Tudor do të provojë kartën Vlahovic në duelin ndaj Milanit

Një episod që mund të ndryshojë ekuilibrat në sulmin e Juventusit: Jonathan David, i vetëm përballë portierit të Villarrealit, dështoi të shënojë me portën e boshatisur pasi rrëshqiti dhe humbi një rast të artë. Një gabim që, sipas mediave italiane, mund t’i kushtojë vendin e titullarit kanadezit, sidomos në prag të supersfidës ndaj Milanit.

Trajneri Igor Tudor nuk ka mbetur i kënaqur nga forma e sulmuesve të tij, pavarësisht bisedës që zhvilloi me ta përpara ndeshjes së fundit në Champions League. Pas katër barazimeve radhazi, tekniku kroat synon t’i japë skuadrës një kthesë dhe për këtë arsye është i prirur të rikthejë nga minuta e parë Dusan Vlahovicin, i cili ka realizuar katër gola deri tani, të gjithë si zëvendësues.

Edhe pse në rastet kur ka nisur titullar nuk ka qenë vendimtar, për Tudor tashmë nuk mbeten shumë alternativa. Loïs Openda ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën bardhezi, duke shtuar dilemat në repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

E vetmja siguri mbetet talenti turk Kenan Yildiz, por edhe ai nuk mund të mbajë mbi supe gjithë peshën e sulmit. Për këtë arsye, trajneri pritet t’i japë besimin Vlahoviçit, ndërsa David mund të kalojë në stol, me shpresën se presioni i konkurrencës do ta ndihmojë të rifitojë qetësinë para portës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?