Tudor e konfirmon: Zhegrova do të mungojë nesër ndaj Comos

Mesfushori kosovar Edon Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të Juventusit për ndeshjen e kampionatit kundër Comos, pas një dëmtimi muskulor në zonën e pubisit dhe të ijes.

Stafi teknik bardhezi dhe mjekët e klubit po monitorojnë gjendjen e lojtarit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do të mund të rikuperohet në kohë për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, e planifikuar për të mërkurën, më 22 tetor.

Përveç Zhegrovas, trajneri Igor Tudor nuk do të ketë në dispozicion as Mirettin, Bremerin, Cabalin, Pinsoglion dhe Milik, të cilët janë gjithashtu jashtë për arsye dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencën për shtyp, Tudor konfirmoi mungesën e Zhegrovas dhe foli për gjendjen e disa prej lojtarëve të tjerë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zhegrova dhe Conceição në krahë? E vështirë. Zhegrova është e pamundur të luajë. Copncecao ndoshta po, por Edon nuk do të jetë pjesë e skuadrës sepse ka një problem në pubis dhe në ije,” deklaroi trajneri kroat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?