Turku Dikeç shpallet kampion në Evropianin e qitjes: E mësova në ushtri

Sportisti turk, Yusuf Dikeç fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian 2025. Ai u bë i njohur në gjithë botën gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, teksa ka bërë sërish histori.

Në Paris, Dikeç u bë viral për stilin e tij të pazakontë, duke qëndruar me një dorë në xhep, i qetë dhe i përqëndruar, ndërsa godiste objektivat me saktësi të pabesueshme. Kjo pamje u përhap në të gjithë rrjetet sociale dhe shumë njerëz e quajtën “sportistin më cool të Lojërave Olimpike”.

Pas 1 viti ai e ka dëshmuar sërish se nuk ishte një fenomen kalimtar, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian 2025. Stili ishte i njëjtë, sërish me dorën në xhep. “Qitja ka të bëjë me ekuilibrin, jo me agresionin, por me përqendrimin, frymëmarrjen dhe kontrollin. Shënjestra e vërtetë nuk është në letër, është brenda teje. Më vjen natyrshëm. Nuk kam imituar kurrë askënd, ky stil është fryt i përvojës. Nëse rezultatet flasin vetë, stili nuk ka nevojë të flasë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku e kam mësuar qitjen?

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbaja një armë për herë të parë gjatë shërbimit tim ushtarak. Instruktori im vuri re vendosmërinë time dhe tha: ‘Duhet ta provosh këtë sport’. E provova. Dhe nuk jam ndalur kurrë”, tha turku Yusuf Dikeç në një intervistë pas suksesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?