Turp! Ndeshje futbolli në Kamëz, apo “arenë gladiatorësh”

 

Një ndeshje normale futbolli, është shndërruar në një arenë të vërtetë gladiatorësh.

Shpesh ndeshjet e futbollit lënë shumë për të dëshiruar në Shqipëri. Në kategoritë inferiore, dhuna kthehet shpesh në normalitet dhe shihet si mënyrë  për të shfryrë dufin, kur rezultati nuk anon tek njëra apo tjetra skuadër. Turp!  

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtarë të gjakosur, futbollistë të shtrirë në fushë pa ndjenja, mjekë që japin ndihmën e parë, tifozë që nuk njohin limite dhe godasin kush u del përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë pak a shumë situata e 25 minutave të sherrit në sfidën Sportingu T. – Bulqiza, e vlefshme për Kategorinë e Tretë. Takimi luhej në një prej fushave në kompleksin e Kamzës dhe ka degjeneruar në një sherr masiv ku kanë ndërhyrë edhe tifozët.

Kapiteni i Sportingut, Elvis Shkurta, ka qenë një prej lojtarëve që ra pre e dhunës së tifozëve të Bulqizës gjatë ndeshjes së djeshme. Ai u godit me grusht pas kokës nga një prej sportdashësve, duke rënë në fushë pa ndjenja.

Vetëm pas ndërhyrjes së mjekut Edison Koçi u bë e mundur që kapiteni të përmendej dhe të fitonte vetëdijen pas katër minutash.

Pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, duke qenë edhe me profesion punonjës policie, i ka kërkuar përgjegjësit të patrullës së policisë, e cila ishte e pranishme gjatë ndeshjes, ndalimin e personit që e ka goditur pas koke dhe të dy-tri tifozëve të tjerë që kanë goditur lojtarët e ekipit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?