Turqia merr vendimin, federata rikthen tifozët në stadiume
Turqia ka vendosur të rikthehejë tifozët nëpër stadiume. Lajmi u dha nga federata turke, e cila tha se në stadium do të jenë 50% e tifozëve, ndryshe nga kampionatet e tjera që maksimumi i lejuar është në 20%.
Ky është një vendim drastik, nisur edhe nga deklaratat e një muaji më parë ku u tha se faza e parë do të luhet pa praninë e tifozëve.
Kujtojmë se kampionati turk ishte ndër të fundit që u ndal në muajin marsin e kaluar si pasojë e pandemisë.
Por pas disa muajsh u rikthye por pa praninë e asnjë tifozi në stadium.