FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia shkëlqen me poker ndaj Maqedonisë së Veriut, Norgjia mund Suedinë

Turqia ka dhënë sinjale pozitive në prag të Kupës së Botës, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në një ndeshje miqësore të zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Vincenzo Montella.

Përfaqësuesja turke e nisi vrullshëm takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e dytë me Orkun Kökçü, i cili finalizoi një aksion të shpejtë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Dominimi i Turqisë vijoi edhe në minutën e 16-të, kur Can Uzun dyfishoi shifrat, duke i dhënë skuadrës një avantazh të qartë që në pjesën e parë. Me rezultatin 2-0, ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pas rikthimit në fushë, skuadra e Montellas ruajti ritmin ofensiv. Në minutën e 53-të, Deniz Gül realizoi golin e tretë, ndërsa Barış Alper Yılmaz vulosi suksesin me golin e katërt në minutën e 70-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Oslo, Norvegjia fitoi 3-1 ndaj “komshinjve” të Suedisë. Për norvegjezët shënoi dopietë Jorgen Strand Larsen dhe sulmuesi i Leipzig, Antonio Nusa. Për suedezët ngushtoi shifrat Alexander Isak në minutën e 76-të.

Kujtojmë se Norvegjia ka marrë pjesë për herë të fundit në Botëror në vitin 1998, ku u eliminua në fazën e 1/8-ve nga Italia.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?