Turqia siguron biletën për në çerekfinale, Demiral mund Austrinë
Turqia mori biletën e fundit për në çerekfinale pasi mundi Austrisë me rezultatin 2-1. Ekipi i Montella-s befasoi austriakët pasi zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë me Demiral.
Një gol që çekuilibroi tërësisht Austrinë që e kishte të vështirë të reagonte. Kaq mjaftoi për të vendosur pjesën e parë.
Me fillimin e të dytës ishte sërish Demiral që shënoi dhe golin e dytë dhe ia bëri më të lehtë fitoren Turqisë.
Megjithatë deri në fund Austria nuk u dorëzua. Në minutën e 66, ishte Gregoristch që shkurtoi diferencat.