Turqia tokë “e mallkuar” për Strakoshën, ka gabuar edhe më parë (VIDEO)

Toka turke duket si mallkim për Strakoshën. Portieri i Kombëtares sonë, i cili aktivizohet me Lazion bëri një gabim fatal mbrëmë në Europa League, duke shënuar në portën e tij, pasi nuk arriti të kontrollonte një top të kthyer pas.

Edhe më parë Strakosha nuk ka pasur fat në Turqi. Në tetor të 2019, në duelin ndaj Turqisë ai u bë protagonist me një dalje të gabuar, duke u përplasur me Isjmalin për t’i dhënë mundësinë Cenk Tosun që të shënonte me kokë.

Pavarësisht gabimeve Strakosha ka treguar se është një portier me reflekse të jashtëzakonshme dhe se shumë shpejt do ta fitojë vendin e tij dhe te skuadra bardhekaltër.

SHKARKO APP