Turqit flasin për rikthimin e Skënderbeut (por nuk ia njohin historinë)
Skënderbeu i Korçës do të jetë në grup me skuadrën e njohur turke Beshiktash. Në shortin e hedhur sot për fazën e grupeve të Europa League, në një grup me Skënderbeun do të jenë edhe Sporting Lisbonë e Spartak Moskë.
Anëtari i bordit të Beshiktas, Erdal Torunogullar, ka folur për shortin duke thënë se nuk ka njohuri për kampionët e Shqipërisë. Por me siguri heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, duhet ta ketë dëgjuar nga historia. Dhe si për ironi të fatit, një skuadër me emrin Skënderbeu, e para skuadër shqiptarë që luan në fazën e grupeve të Kupave të Europës, bie në një grup me një skuadre turke.
-“Ne e njohim Sportingun dhe Lokomotivën, por ne nuk kemi shumë informacion në lidhje me skuadrën shqiptare. Ne duam të shkojnë aq larg sa të jetë e mundur në Evropë”, tha turku pas shortit.
Skënderbeu ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Lokomotivës në Rusi me 17 shtator.
Skënderbeu do ta ketë të vështirë kalimin e fazës së grupeve ndaj edhe shpresonte që shorti t’i vinte një emër më të madh të futbollit evropian, që tifozët të ishin më të kënaqur.
“Më vjen keq për tifozët që shpresonin në kundërshtarë me emër më të madh në Evropë, por mendoj se edhe ky short është i fortë për ne. Sportingu, Besiktasi dhe Lokomotiva e Moskës janë kundërshtarë të fortë dhe nuk mund të nënvlerësohen. Ata kanë treguar lojë të mirë në kampionatet e tyre dhe Kupat e Evropës”, tha Josa menjëherë pas shortit.
KOHA JONË SONDAZH

