U-17, Shqipëria në një grup me Serbinë dhe Maqedoninë
Shqipëria dhe Serbia dhe Maqedonia do të jenë në një grup me Italinë në kualifikimet për Kampionat Evropian.
Tre ekipet ballkanase njihen për rivalitetin e tyre të nxehtë, megjithatë shorti i ka vënë ato në një grup.
Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i fazës eliminatore të Kampionatit Evropian për ekipet kombëtare U-17. Shqipëria është pozicionuar në grupin e katërt.
Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese do të zhvillohen në Itali, në datat 26, 28 dhe 31 tetor të vitit të ardhshëm.
-“Shorti, sigurisht, nuk është i lehtë. Dy skuadrat e para janë favorite. Por ne do të punojmë fort gjatë kësaj periudhe që kemi në dispozicion për t’u rritur dhe për të synuar më tepër. Do të jetë e vështirë, por në futboll asgjë s’është e pamundur,” – tha pas hedhjes së shortit trajneri i Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç.
Italia u kualifikua e para në grupin e 12-të. Interesant është fakti se në këtë grup bënte përsëri pjesë Maqedonia, e cila u rendit e katërta. Serbia bënte pjesë në grupin e 5-të, ku u kualifikua si e dyta, pas Austrisë, që zuri vendin e parë. Shqipëria bënte pjesë në grupin 1 dhe zuri vendin e fundit, me 1 pikë, pas Holandës, Zvicrës dhe Uellsit.
KOHA JONË SONDAZH

