U-19/ Shqipëria e Dede-s mundet thellë nga Greqia në duelin e parë

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka humbur në ndeshjen e zhvilluar, në ndeshjen e zhvilluar sonte në mbrëmje në orën 19:30, ndaj Greqisë me rezultatin 5-1. Kjo ndeshje e vlefshme për turneun zyrtar të UEFA-s, që po zhvillohet në Belgjikë, është zhvilluar në “KRC Genk Arena – Stadium B”.

 

Pjesa e parë ka qenë mjaft e luftuar nga kuqezinjtë, por pa sukses në minutën e 13-të Greqia arriti të shënonte me anë të Tzimas, dhe me këtë rezultatin mbyllet pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të përballjes së U-19, ekipi kundërshtar ka shënuar në minutat e 59-të, 72-të,85-të dhe 88-të me anë të Vagiannidis, Vrakas, Liavas, Athanasakoupoulos. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Armando Dobra në minutën e 81-të.

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Shiba, Hoxha, Pici, Morina, Rrapaj, Bullari, Broja, Ndrecka, Beqja, Muci.

SHKARKO APP