U ble për 126 mln euro, Felix: Edhe unë mbeta i surprizuar!

Vitet e fundit shumë skuadra po bëjnë “çmenduri” sa i takon vlerës së tregut të transferimeve për futbollistët.

Në merkaton e verës Atletico Madrid derdhi në arkat e Benficas 126 milionë euro për kartonin e Joao Felix. Talenti portugez nuk ka bindur plotësisht në gjysmën e parë të sezonit me fanellën e Los Colchoneros duke pasur shumë ulje-ngritje, siç deklaron vetë ai në një intervistë:

“Pasi firmosa me Atleticon mendova: “Kam kushtuar 126 mln euro”. Megjithatë çmimi i kartonit nuk po kushtëzon paraqitjet e mija, unë përqëndrohem vetëm tek fusha e lojës. Po punoj për të patur më shumë benzinë në trup. Që në momentin që topi do të vendosë të hyjë, atëherë golat do të vinë njëri pas tjetrit. Jam i sigurt për këtë, të gjitha sakrificat e mija do të shpërblehen”, deklaroi Joao Felix.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?