U dëmtua ndaj Empolit, Gjimshiti është gati për sfidën ndaj Venezias
Berat Gjimshiti kundër Empolit ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Paraqitja e tij i dhuroi dhe një vend në formacionin më të mirë të javës në Serie A, por qendërmbrojtësi doli nga fusha i dëmtuar duke alarmuar jo pak trajnerin Gasperini, por dhe Kombëtaren tonë.
Fillimisht dyshohej për një dëmtim serioz në kavilje, por me sa duket ka qenë thjesht një goditje. Mediat italiane shkruajnë se Gjimshiti është rikuperuar plotësisht, ka kaluar shqetësimin që kishte në kavilje dhe është përfshirë në grupin e lojtarëve që janë në dispozicion të Gasperinit për takimin e fundjavës kundër Venezia-s.
KOHA JONË SONDAZH

