U dëmtua ndaj Rayo Vallecano, lojtari 21-vjeçar i Barcelonës mbyll sezonin
Barcelona vazhdon të vuajë problemet me dëmtimet e shumta për këtë sezon. Trajneri Xavi ka humbur edhe një lojtar. Mbrojtësi anësor, Sergino Dest, pësoi një dëmtim muskulor, duke u largua nga fusha e lojës para kohe.
Pas analizave të detajuara mjekësore, u zbulua se amerikanit i duhen të paktën katër javë për t’u rikuperuar, çka do të thotë se për të sezoni mund të quhet i mbyllur.
21-vjeçari është aktivizuar në 21 ndeshje me katalanasit dhe ka në llogarinë e tij tre asiste.