U dëmtua nëfillim të sezonit, Monza rikthen lojtarin tek Interi

Andrea Ranocchia u transferua në merkaton e verës te Monza për të pasur hapësirat e nevojshme, por së fundmi klubi modest ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës me ish-kapitenin zikaltër.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi i sapo ngjitur në Serie A me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Tëitter”, e ka falënderuar për dy muajt e gjysmë të kaluar së bashku

34-vjeçari ishte projektuar si titullar në skuadrën që ka në pronësi Silvio Berlusconi, por një dëmtim i rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Udineses, kushtëzoi mbrojtësin që të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?