U dëmtua nga shoku i ekipit, mbrojtësi Çelik mbyll para kohe vitin te Roma

Mbrojtësi turk i Romës, Zeki Çelik u dëmtua mbrëmjen e djeshme pas një pakujdesit të shokut të tij të skuadrës, Gianluca Mancini dhe do të rikthehet sërish në fushë vetëm në fillim të vitit të ardhshëm.

I zëvendësuar që në minutën e katërt të sfidës mes Romës dhe Betisit, turku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore gjatë paradites së sotme, nga ku u konstatua se do ta ketë të pamundur të rikthehet në fushë para Botërorit.

Çelik iu bashkua Romës verën e kaluar dhe gradualisht po fitonte hapësira në krahun e djathtë të mesfushës, por tani i duhet të ndalet gjatë.

SHKARKO APP