U dëmtua te Reali, por Mbappe vendosë të shkojë në grumbullim me Francën

Franca do të nisë të hënën në Clairefontaine grumbullimin e dytë sezonal, në prag të dy ndeshjeve kualifikuese kundër Azerbajxhanit (të premten) dhe Islandës (më 13 tetor).

Trajneri Didier Deschamps do të ketë në dispozicion edhe kapitenin Kylian Mbappé, i cili, pavarësisht dëmtimit në kyçin e këmbës së djathtë të pësuar të shtunën në ndeshjen Real Madrid- Villarreal (3-1), ka vendosur t’i përgjigjet thirrjes së kombëtares.

Sulmuesi 26-vjeçar kishte pasur shqetësime në të njëjtën zonë edhe përpara sfidës. Mbappé ka insistuar të jetë pjesë e grupit dhe të qëndrojë pranë shokëve të tij, ndonëse drejtuesit e Real Madrid preferonin që ai të qëndronte në kryeqytetin spanjoll për rikuperim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?