U dërgua me urgjencë në spital, mjekët japin detaje për gjendjen e Dwamenas
Ylli i Egnatias, Raphael Dwamena, u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes me Partizanin. 28-vjeçari ganez krijoi panik tek të gjithë lojtarët dhe të pranishmit në stadiumin “Egnatia Arena”, teksa u nis menjëherë drejt spitalit me ambulancë.
Sipas informacioneve të ardhura nga spitali i qytetit të Rrogozhinës, Dwamena është i ndërgjegjshëm dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Sipas mjekëve bëhet fjalë për humbje ndjenjash. Dwamena është nisur drejt spitalit të Durrësit për kontrolle të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

