U huazua nga Chelsea, Joao Felix pritet të mos konfirmohet te Milani
Joao Felix u afrua me bujë në merkaton e dimrit nga Milani. Sulmuesi portugez, shihej si një nga goditjen e bujshme, por entuziazmi është shuar shpejt.
25-vjeçari e nisi shumë mirë aventurën, me një gol në debutimin e tij në Kupën e Italisë ndaj Romës. Paraqitjet e Felix kanë qenë zhgënjyese dhe nga shumë tifozë është nga më të kritikuarit për krizën e ekipit.
Këto paraqitje kanë bërë që te Milani të reflektojnë për të ardhmen e sulmuesit. Lojtari është në huazim nga Chelsea deri në fund të sezonit. Te klubi italian janë në dyshim nëse duhet ta blejnë kartonin në verë apo jo.
KOHA JONË SONDAZH

