U largua nga Vllaznia, Malota firmos me një tjetër ekip në Superiore
Renato Malota njoftoi paraditen e sotme divorcin me Vllazninë, pas dy vitesh e gjysmë në Shkodër, ndërsa mbrëmjen e sotme ka firmosur për një tjetër skuadër.
Konfirmojnë se 31-vjeçari lezhjan është transferuar te Laçi dhe mbrëmjen e sotme ka hedhur firmën mbi kontratë, ndërsa nga nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit Armando Cungu.
Renato Malota është një nga qendërmbrojtësit më me eksperiencë në Kategorinë Superiore, pasi përveç Vllaznisë, ka veshur edhe fanellat e klubeve si Kukësi e Partizani.
Klubit të Laçit i janë bashkuar edhe ish mbrojtësi i Luftëtarit Aurel Demo dhe ish mesfushori i Flamurtarit, Lukas Ramos, të cilët trajneri Cungu i provoi edhe në miqësoren ndaj Apolonisë pasditen e sotme.