U mund me KO nga Poirier, por fitoi 4 milionë euro më shumë nga dueli

Conor McGregor është ylli i padiskutueshëm i UFC. Këtë të shtunë, irlandezi u kthye për herë të tretë nga “pensioni” dhe pavarësisht se u mund me KO, fitoi më shumë para’ sesa kundërshtari i tij.

Fakti që luajti ndeshjen kryesore të UFC 257, McGregor mori 5 milionë dollarë, ndërkohë që Poirier fitoi vetëm 1 milion dollarë.

Amerikani Dustin Poirier mundi në dy raunde Connor McGregor, duke marrë hak për humbjen e shkaktuar nga irlandezi në vitin 2014.

Poirier tani ka mundësinë të garojë për titullin kampion në peshat e lehta, të humbur kundër Khabib Nurmagomedov në shtator 2019.

SHKARKO APP