U ndje keq gjatë ndeshjes, Dortmundi sqaron gjendjen e talentit 18-vjeçar grek

Fitorja në debutimin në Champions League ndaj Villarrealit nuk ka qenë e mjaftueshme për të larguar shqetësimin te Borussia Dortmund. Vëmendja në kampin gjerman është përqendruar te Konstantinos Karetsas, talenti grek që u detyrua të linte fushën pas vetëm 24 minutash lojë.

Fillimisht u dyshua për një dëmtim muskulor, pasi 18-vjeçari u ul në fushë dhe kërkoi zëvendësimin. Megjithatë, më vonë Borussia Dortmund sqaroi se bëhej fjalë për një problem tjetër.

“Karetsas u detyrua të largohej nga fusha për shkak të problemeve të qarkullimit të gjakut. Kosta është mirë, duke marrë parasysh rrethanat, dhe po shkon në spital për ekzaminime të mëtejshme”, bëri të ditur klubi gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karetsas është një prej talenteve më të spikatura të futbollit europian dhe gjatë merkatos së verës kishte tërhequr interesin edhe të Milanit. Në fund, destinacioni i tij ishte Borussia Dortmundi, që beson shumë te potenciali i futbollistit grek.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?