U përlot pas golit, flet “heroi” Armando Broja: Krenar për këtë fanellë!

Armando Broja ishte heroi i Kombëtares sonë në fitoren minimale 1-0 ndaj Hungarisë. Bomberi pas ndeshjes se është shumë krenar për fanellën kuqezi, teksa pas duelit nuk i kurseu as lotët.

“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme, na duheshin patjetër tri pikët. Me aktivizoi trajneri në fund dhe shyqyr që shënona.

Goli vjen atëherë kur do vetë, është më e rëndësishme të marrësh tri pikët. Ekipi vjen para individit. Jam një lojtar që ka nevojë për minuta, por ekipi është shumë më i rëndësishëm”, tha Broja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?