U prezantua në orën 13:00 te Kukësi, sulmuesi moldav aktivizohet vetëm 40 minuta një më pas dhe zëvendësohet
Nicolai Solodovnicov u prezantua mesditën e së premtes, saktësisht në orën 13:06 si lojtari më i ri i Kukësit, 24 minuta më vonë zbriti në fushë si titullar përballë Egnatias, por në orën 14:10 minuta, pas vetëm 40 minutash lojë la fushën e lojës.
Një dinamikë e pazakontë, për një futbollist që me të veshur fanellën e skuadrës së re zbriti në fushë, e pa u mbyllur pjesa e parë u zëvendësua. Sulmuesi mori vendin e titullarit me të zbarkuar në Kukës, por gjërat nuk shkuan siç duhet me Nicën që ka treguar dhe në të shkuarën se të bëjë zëvendësime pa u mbyllur pjesa e parë nuk e ka aspak problem.
Tekniku 69-vjeçar bëri tre ndërrime pa u mbyllur 45-minutëshi, krahas moldavit, duke shfaqur dukshëm pakënaqësinë e tij me atë ka ekipi dha në fushën e lojës.
KOHA JONË SONDAZH

