U prezantua te Barcelona, Albacete reagon në lidhje me Manaj

Menjëherë pasi u prezantua si futbollist i Barcelonës, Albacete nuk nguron dhe i uron suksese lojtarit të kombëtares shqiptare, Rey Manaj.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare, klubi i La Liga 2 konfirmon marrëveshjen mes dy klubeve për 22-vjeçarin dhe e falenderoi për profesionalizimit e treguar në dy vitet e kaluara te Balompie.

Albacete Balompié dhe FC Barcelona kanë rënë dakord për transferimin e Rei Manaj. Në këtë mënyrë, ndërkombëtari shqiptar lë disiplinën e skuadrës sonë, të cilës ai iu bashkua nga Interit në verën e vitit 2018. Që atëherë, Rei Manaj mbrojti fanellën tonë në 41 ndeshje zyrtare, duke shënuar 10 gola.

“Albacete Balompié falënderon lojtarin për profesionalizmin e tij gjatë këtyre muajve dhe i uron fatin më të mirë në sfidën e tij të re profesionale. Faleminderit, Rei!,” shkruan Albacete.

Manaj u prezantua sot si lojtar i Katalanasve, që paguan 700 mijë euro për kartonin e tij te Albacete dhe i vendosen një klauzolë largimi prej 50 milionë euro.

SHKARKO APP