U shënoi në Europa League, Milani rrëmben talentin norvegjez

Jens Peter Hauge është ylli i norvegjezëve të Bodo Glimt, që arriti të linte gjurmë në “San Siro” duke shënuar, por tashmë do të veshë fanellën e kuqezinjve. Milan gjeti menjëherë akordin me klubin norvegjez, që fillimisht kërkoi 6 milionë euro, por në fund ra dakord për të lënë të lirë talentin 20-vjeçar për 4 milionë euro plus bonuse. Pas marrëveshjes, Hauge u nis menjëherë drejt Milanos për vizitat dhe firmën.

“E falënderoj klubin për bashkëpunimin. Mezi pres të luaj përkrah Ibrahimovic. Është një futbollist që e kam admiruar gjithmonë. Është e qartë që po shkoj te një klub jashtëzakonisht i madh. Ditët e ardhshme do të jenë emocionuese, por unë ndihem gati për këtë hap”, ishin fjalët e para për aventurën e re të talentit norvegjez përpara nisjes.

Hauge do të lërë përgjysmë kampionatin vendas me Bodo Glimt, ku shënoi 14 gola dhe dha 9 asist pas 19 javësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?