U shkarkua mbrëmë nga Napoli, Ancelotti drejt ekipit të madh anglez
Carlo Ancelotti u shkarkua mbrëmjen e djeshme nga drejtimi i skuadrës së Napolit, por kjo nuk do të thotë se ai do të qëndrojë i papunë.
Italiani mund të rikthehet për të drejtuar në Premier League pasi është i preferuari i Arsenalit për stolin. Madje sipas mediave angleze drejtuesit e topçinjve të cilët kanë emëruar si trajner të përkohshëm suedezin Freddie Ljungberg po prisnin me padurim që Ancelotti të shkarkohej nga Napoli për t’i ofruar atij stolin e skuadrës së tyre.
Në orët e fundit ka patur kontakte mes palëve me Ancelottin që ka marrë një ofertë deri në verën e vitit 2021 nga klubi londinez me marrëveshjen që mund të arrihet pasditen e kësaj të mërkure.