U shpall kampione europe, Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas: Krenare që përfaqësoj ngjyrat kuqezi!

Kampionia e Eruopës në 3000 metra me pengesa është pritur në një ceremoni nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Luiza Gega shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila u ngjit në majën e Europës.

Ministrja Kushi ka përshëndetur atleten shqiptare, e cila ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme ndër vite.

“Këtu jemi për modelin që përfaqëson Luiza, që frymëzon të gjithë të rinj. Një muaj më parë pata një takim me kampionët tanë dhe Luiza nuk erdhi dot më nisi një mesazh falenderimi duke më thënë se ishte në Dardhë duke u stërvitur. Më thanë se nuk ka asnjë ngjarje ftesa e një ministri jo e jo që ta bëjë të prishë stërvitjen e saj”, tha Kushi.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë. Ndihem shumë e vlerësuar. Kam shumë vite që punoj dhe jam krenare që përfaqësoj ngjyrat e vendit tim. Sot jam më shumë krenar se kurrë. Derdha lot sepse mu kthye koha pas, sepse tregova se mund t’ia dalim nëse punojmë fortë edhe pse jemi një vend i vogël. 

Falënderoj të gjithë, pasi diçka ka ndryshuar edhe me ligjin e sportit. Shpërblimi që merret, ndihma nga bashkia e Tiranës, ka bërë që të vijë kjo medalje. Uroj që të rinjtë shqiptarë të motivohen për t’ia dalë në të ardhmen”, deklaroi Luiza Gega.

SHKARKO APP