U vaksinua para disa ditësh, Vidal infektohet me Covid-19 dhe shtrohet në spital
Mesfushori i Interit, Arturo Vidal ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Ai kishte qëndruar me një të infektuar dhe pas testit të kryer rezultoi pozitiv dhe vendosi ta ndajë këtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës në dy ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës me kombëtaren e Kilit. Vidal ishte vaksinuar para disa ditësh, por fatkeqësisht ra në kontakt me virusin dhe tashmë është shtruar në spital.
“Fatkeqësisht , në testin e sotëm zbulova se isha infektuar me Covid-19, pasi një mik asimptomatik rezultoi pozitiv. Këtë herë nuk do jem në gjendje të jem në fushë, por do mbështes shokët e mi me të gjitha forcat. I falënderoj gjithë mjekët që kujdesen për popullatën dhe i bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen”, shkruan Vidal.