Udhëtoi 13 mijë kilometra për parë Milanin, por sfida me Genoan u shty

Një kilian ka udhëtuar më tepër se 13 mijë kilometra për të realizuar ëndrrën e tij, të shikojë Milanin në “San Siro”, në ndeshjen përballë Genoas, por gjithçka dështoi pas vendimit të djeshëm të Ligës, për të shtyrë takimin.Bëhet fjalë për David Mora Cvitanic, i cili ka postuar në rrjetet socale.

“Kam udhëtuar më shumë se 13.300 kilometra nga Patagonia e Kilit për në Itali për të parë Milanin tim, por nuk do të kem kënaqësinë t’ju kënaqem në stadiumin legjendar San Siro. Por eksitimi është i madh, më ka sjellë nga tokat e hemisferës jugore deri këtu. Forza Milan”, ka shkruar David, duke postuar një fotografi të tij në Piazza Duomo me fanellën e kuqezinjve.

SHKARKO APP