Udinese i shkakton një tjetër humbje Napolit të Contes në Seria A
Në javën e 15-të të Serie A, Udinese ka befasuar Napolin duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0, duke i shkaktuar një hap fals të rëndësishëm skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte.
Një humbje që u kushton shtrenjtë axurrëve, të cilët nuk arritën të përfitonin nga barazimi i Milanit ndaj Sassuolos për t’u shkëputur të vetëm në krye të renditjes, duke i dhënë kështu një avantazh të rëndësishëm Interit.
Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, me ritëm të ulët dhe pak raste shënimi. Në pjesën e dytë, loja nuk ndryshoi shumë, por Udinese rriti presionin.
Në minutën e 73-të, Ekkelenkamp realizoi golin vendimtar me një goditje të bukur nga krahu i majtë, duke mposhtur Milinković-Savić dhe duke i dhënë avantazhin përfundimtar vendasve.
Në minutat e fundit, Napoli pati dy mundësi të arta për të barazuar. Fillimisht Hojlund gaboi pranë portës, ndërsa më pas Lucca goditi shtyllën e jashtme, duke vulosur një mbrëmje të hidhur për napolitanët dhe një fitore të madhe për Udinesen.
KOHA JONË SONDAZH

