UEFA bën gati dënimin për Turqinë, mund ta pësojë si Xhaka e Shaqiri

Turqia mund të përballet me një dënim nga UEFA pas festimeve në formë ushtarake pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë. Cenk Tosun përfitoi nga një mosmarrëveshje mes Ismajlit dhe Strakoshës, duke e dërguar topin me lehtësi në rrjetë.

 

Futbollistët turq shkuan pranë tabelave të reklamave dhe më as të gjithë ngritën dorën në ballë si për të treguar mbështetjen ndaj ushtarëve që po luftojnë kundër kurdëve. UEFA mund të hapë një hetim për Tosun dhe shokët e tij. Me herët gjatë këtij viti, Sllovakia është dënuar me 15 mijë euro për “mesazhe me provokim politik”.

“The Sun” ndërkohë ka kujtuar që më parë janë marrë masa edhe ndaj Xhakës dhe Xherdan Shaqiri për festimin me shqiponjë në Kupën e Botës. Serbia kërkoi pezullim prej dy ndeshjesh, por FIFA vendosi vetëm një dënim financiar. Turqia në këtë mënyrë mund të marrë një dënim të mirë për sjelljen e lojtarëve. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP