
“Për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, kemi besim se të gjitha vendet do të mbeten të njëjta, duke siguruar që turneu të mbetet i vërtetë me vizionin e tij origjinal. Të organizosh një ngjarje evropiane që i përshtatet ditëlindjes së 60-të të Europianit. Turneu do të vijoj që të quhet Euro 2020”, ky është njoftimi i fundit i UEFA-s.
“Është shumë herët për të thënë se ku do të luhet futboll sërish. Siç kemi bërë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, UEFA do të vazhdojë të punojë me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe autoritetet kombëtare për të udhëhequr futbollin europian në një krizë që ndryshon vazhdimisht. Vendimet e së martës tregojnë se ne jemi të gatshëm të bëjmë zgjedhje të vështira dhe gjithmonë do të bazohen në këshilla të ekspertëve për të vendosur për shëndetin e të gjithëve atyre që janë përfshirë.
Shpresojmë që të gjitha ndeshjet në rang ndërkombëtar dhe kombëtarë do të përfundojnë. Konsensusi qëndron pas kësaj qasje, e cila lidh 55 shoqatat tona anëtare, FIFPro dhe përfaqësuesit e ligave dhe klubeve evropiane nënvizojnë unitetin e komunitetit të futbollit në adresimin e ndikimit të COVID-19. Në një epokë të sfidave të pashembullt, sporti ynë po tregon cilësitë e tij më të mira: forcën, solidaritetin dhe tolerancën”, shkruhet në njoftim për shtyp të UEFA-s. /R.Lika-Koha Jone/
