UEFA dënon rivalët, Klopp: Më vjen keq për Guardiolën, ishte një shok i madh!
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, iu thuri elozhe të tijve për fitonte 0-1 në transfertën ndaj Norwich, në “Carrow Road”. Pasi analizoi ndeshjen dhe pasi pranoi se titulli kampion nuk është fituar ende, strategu gjerman foli edhe për dënimin e Manchester Cityt.
Klopp, për dënimin e Manchester City nga UEFA, tha: “Ishte një shok. “Uau” e madhe. E vetmja gjë që mund të them është për futbollin. Ajo që ata kanë bërë në fushën e futbollit është e jashtëzakonshme. Pjesa tjetër, unë nuk e di. Ju besoni njerëzit me të cilët punoni, kështu është. Më vjen keq Guardiolën dhe lojtarët e Cityt”, u shpreh Klopp.
? Klopp on Man City’s Champions League ban: “It was a shock. Complete wow. The only thing I can say is about football.
“What they have done on the football pitch is exceptional. The rest, I don’t know. You believe the people you work with, that’s how it is.” pic.twitter.com/GEeIacb13n
— Goal (@goal) February 15, 2020