Futboll/ Në Spanjë Leo Messi dënohet me burgim. UEFA dënon Skenderbeun
Dy ngjarje sportive me dënime
Skenderbeu
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka lënë në fuqi dënimin e UEFA-s për skuadrën e Skënderbeut, vendim i cili i heq të drejtën korçarëve të luajnë për një vit në kompeticionet europiane.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë hodhi poshtë ankesën e korçarëve, kundër dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s dhe të konfirmuar nga Komisioni i Apelit më 1 Qershor, në të cilin Skënderbeu deklarohej i papërshtatshëm për të marrë pjesë në turnetë ndërkombëtare, pas hetimit për trukime.
Me ankesën e paraqitur në CAS-in e Lozanës dhe në seancën dëgjimore të 4 Qershorit, klubi korçar kërkonte heqjen e dënimit, si të pabazuar në fakte konkrete dhe të lejohej të luante në eliminatoret e Champions League për sezonin 2016-2017.
Në lidhje me këtë çështje, Paneli i CAS-it hodhi poshtë ankesën dhe konfirmoi vendimin e UEFA-s, më 1 Qershor 2016″, theksohej në vendimin e publikuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Skënderbeu bëhet klubi i parë shqiptar, që penalizohet nga UEFA pas dyshimeve për trukime, ndërsa me përjashtimin e kampionëve të Shqipërisë, Ferencvaros-i kualifikohet në turin e tretë eliminator të Champions pa qenë nevoja të luajë.
Korçarët dënohen me një vit larg kupave të europës për shkak të trukimeve të ndeshjeve. Pas këtij vendimit korçarët nuk do të kenë mundësi të luajnë në Champions League ndaj Ferencvaroshit, e parashikuar për tu luajtur në datën 12 korrik.
Dënohet me burg Leo Messi
Lojtari io Barcelonës, Lionel Mesi u dënua me 21 muaj burg, nga një gjykatë në Barcelonë, pasi u shpall fajtor për shmangien e taksave në 3 raste.
Gjykata dënoi edhe babain e futbollistit argjentinas, Horhe me 21 muaj burg për të njëjtat krime. Vendimi mund të apelohet, thuhet në deklaratën e bërë publike nga gjykata. Gjithsesi sipas ligjit spanjoll, dënimet më të vogla se 2 vite burg, mund të shlyhen në liri me kusht. Kjo do të thotë se Mesi dhe i ati mund ta shmangin burgun.
Gjykata e urdhëroi Mesin të paguajë një gjobë rreth 2 milion Euro, ndërsa babain e tij me një gjobë prej 1.5 Euro.
VIDEO/ Ndeshja e manipuluar që i shkaktoi skualifikimin Skënderbeut