UEFA Europa League/ Egnatia kërkon përmbysjen ndaj Shamrock Rovers, luhet sfida e kthimit në “Arena Egnatia”

Egnatia do të luajë sot ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të UEFA Europa League, teksa do të presë në shtëpi skuadrën irlandeze të Shamrock Rovers.

Pas humbjes 3-1 në transfertë në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede do të kërkojë përmbysjen e rezultatit përpara tifozëve të saj dhe kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit.

Sfida e kthimit do të zhvillohet më 13 gusht, në stadiumin “Arena Egnatia”, në orën 21:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përballjen e parë në Irlandë, Egnatia reagoi pas avantazhit të vendasve, duke barazuar rezultatin në pjesën e parë me Jaime, por Shamrock Rovers arriti të shënojë dy herë në pjesën e dytë dhe të marrë fitoren 3-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë, kampionët e Shqipërisë kanë 90 minuta përpara për të ndryshuar fatin e kësaj përballjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?