UEFA flet për zgjedhjet në FSHF: Politika larg duart nga futbolli
Për herë të parë UEFA sqaron zyrtarisht qëndrimin e saj rreth zgjedhjeve që do të zhvillohen më 7 shkurt në Shqipëri për postet drejtuese të FSHF-s.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Pedro Pinto, drejtori i Komunikimit në “qeverinë europiane të futbollit” flet rreth asaj që po ndodh me fushatën e kandidatëve në Shqipëri, qëndrimin e tyre për ndikimin politik mbi zgjedhjet dhe atë se çfarë do të ndodh në vazhdim.
“UEFA së bashku me FIFA-n po ndjekin nga afër zhvillimin e fushtës për zgjedhjet e 7 shkurtit dhe po informohen për të gjitha zhvillimet”, deklaroi për Top Channel, Pedro Pinto.
Ai deklaron se UEFA nuk do të tolerojë ndërhyrjet e politikës në futboll. Në garë për këtë post janë kreu aktual Armando Duka dhe deputeti i PS-së, Bashkim Fino.
Drejtori i Komunikimit në UEFA thotë se UEFA është e informuar për atë që po ndodh. “Pozicioni i UEFA-së në ndërhyrjet e politikës është shumë e qartë, zero tolerancë. Kjo është pjesë e strategjisë së UEFA”,- tha ai.
“Mendoj që është e drejtë që të themi se ky është një moment i artë për futbollin sqhiptar. Përfaqësuesja Shqiptare arriti që të kaulifikohet në finalet e kampionatit europian dhe përpos kësaj kjo skuadër bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në kualifikueset e botërorit. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe përmirësimin e dukshëm të rezultateve me ekipet kombëtare të moshave apo ndërhyrjet e dukshme në infrastrukturë. Në total mund të themi se federata shqiptare e futbollit ka shkuar drejt një modernizimi dhe përfshirja e saj në programet e UEFA-s, sic është edhe projekti grassruts tregon qartë përmirësimet e këtij institucionit të futbollit shqiptar. Ne përesim që kjo gjë të vazhdojë”
“Sigurisht UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt. Ne jemi në dijeni që janë dy kandidat, mbetetmi gjatë gjithë kohës në kontakt edhe me FIFA-n duke grumbulluar paralelisht informacione nga terreni për t’u siguruar që gjithcka të shkojë ashtu si duhet”, tha Pinto.
Më tej ai thekosoi se UEFA nuk kërkon që të ketë ndërhyrje politike sa i përket garës duke shtuar se do flasin pas procesit.
“Pozicionimi i UEFA-s në ndërhyrjet politike është shumë i qartë, 0 tolerancë. Kjo është pjesë e statutit të UEFA-s, statutit të FIFIA-s ashtu sic edhe ju e dini, për këtë arsye ne nuk do të lejomë asnjë ndërhyrje të politikës në cdo formë të futbollit. Sa i përket procesit të zgjedhjeve UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit. Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndjejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete. Ne do të monitorojmë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorja të ndiqet dhe më pas do të kemi një raport nga delagatët tanë. Vetëm pas këtij procesi UEFA do të vlerësojë situatën”, përfundoi Pinto.