UEFA krahason tifozët e Barçës, me ata të Kosovës e Shqipërisë
UEFA i ka krahasuar thirrjet politike në stadiumin e Barcelonës, të ngjashme me ato në Kosovë, Palestinë, Shqipëri, Kroaci dhe Qipro. E çuditshme, por e vërtetë. “El Mundo Deportivo” zbardh raporton dhe duket se Shqipëria dhe Kosova janë përfshirë për ndeshjet e kombëtares sonë, por jo vende si Serbia apo Rusia.
Në një ndeshje të fundit të Skënderbeut, me Sparak Moskë, në stadiumin rus pati thirrje raciste kundër Shqipërisë. Në ndeshjen Serbi-Shqipëri, historia dihet, ndërsa në atë të kthimit në fushën tonë nuk pati thirrje të ngjashme.
Gjithsesi, krahasimi lind në dokumentin që agjencia ka dërguar klubit katalanas pas ndeshjes me Leverkusen.
Catalunya Radio ka publikuar dokumentin e përmendur nga UEFA, ku Barcelona pas ndeshjes kundër Bayer Leverkusen në “Camp Nou”, trupi evropian përcakton se pati një manifestim politik, duke e krahasuar me rastet e Kosovës, Palestinës, Shqipërisë, Kroacisë dhe Qipros.
Sipas dokumentit, UEFA Barça ndodhet para betejës ligjore, pas dënimit të dytë sepse nuk e bëri pas të parit. Gjithashtu pretendohet se klubit i ishte thënë se dënimi duhet të ndalte thirrjet.
Çuditërisht, raporti thotë se thirrjet për pavarësi, në dokumentet e UEFA-s, janë 17.40 minuta, dhe jo 17.14 siç ndodh zakonisht.
KOHA JONË SONDAZH

