UEFA kundër Infantinos? / Nasser Al-Khelaifi kandidat i mundshëm për të sfiduar presidentin e FIFA-s

Ideja e fundit e Gianni Infantinos për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës ka shkaktuar një valë të madhe polemikash në botën e futbollit. Projekti i presidentit të FIFA-s është kundërshtuar menjëherë nga UEFA, e cila tashmë po shqyrton mundësinë për të paraqitur një kandidat rival në zgjedhjet e ardhshme për drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, emri që po qarkullon më shumë si alternativë ndaj Infantinos është ai i Nasser Al-Khelaifi, presidentit të Paris Saint-Germain dhe një prej figurave më me ndikim në futbollin europian.

Kandidatura e tij do të mirëpriste nga shumë aktorë të rëndësishëm në Europë, të cilët shohin te Al-Khelaifi një profil të aftë për të përfaqësuar interesat e klubeve dhe federatave europiane në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, vetë 52-vjeçari nuk duket ende i bindur për të ndërmarrë këtë sfidë. Al-Khelaifi, i cili është gjithashtu president i Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA), deri tani nuk ka dhënë sinjale të qarta për një kandidim të mundshëm përballë Infantinos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse kjo ide do të konkretizohet, zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s mund të shndërrohen në një përballje të fortë mes dy kampeve: atij të Infantinos dhe një alternative të mbështetur nga një pjesë e madhe e futbollit europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?