UEFA me “kamxhik”, Kukësi humb 0-3 në tavolinë dhe gjobitet rëndë

UEFA ka rregullore dhe e zbaton atë kur e sheh se duhet zbatuar, si ndaj Kukësit në ndeshjen e Europa League, lidhur me incidentet e ndodhura një javë më parë në “Qemal Stafa”, gjatë takimit të vlefshëm për turin e tretë eliminatorë të Europa Ligë, ku përballë ishte Legia e Varshavës. Legia Varshavë nuk mori asnjë masë ndëshkuese.

Krejt ndryshe nga historia e Borgradit, mes Serbisë e Shqipërisë, kur ndeshja u ndërpre, UEFA në rastin e Kukësit mori poarasysh  organizatorin e ndeshjes së dhe e dënoi sipas rregullores: 

Sipas vendimit të UEFA-s, Kukësi humbi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3. Kukësi është dënuar me 70 mijë euro gjobë, si dhe me mungesën e tifozëve në ndeshjet e a rdhshme brenda fushës nëse do të avancojë më tej. Gjoba me 70 mijë për një incident, një klubi i rëndon shumë dhe po ta krahasosh me gjobën 100 mijë Euro që mori Serbia pas gjithë asaj që ndodhi në Beograd më 14 tetor 2014, kur ndeshja u ndërpre pa u mbyllur pjesa e parë, dhe pa iu futur odisesë së vendimit absurd për fitoren në tavolinë që iu dha Serbisë, UEFA, pra, tregoi edhe një herë se "kamxhikun" e ka ajo në dorë dhe mund ta përdorë si të dojë dhe me sa forcë të dojë, ndaj kujtdojë, ndonjëherë edhe ndaj "viktimës".      

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja mes Kukësit dhe Legias së Varshavës u ndërpre në minutën e 52’, kur rezultati ishte 2-1 për “miqtë”, për shkak të një incidenti. Një lojtar i Legias së Varshavës u godit me sende të forta nga tifozët vendas dhe për pasojë mbeti i lënduar në pjesën e kokës. Mjekët e skuadrës polake hynë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe lojtari u përgatit të futej në lojë, duke ndërruar dhe fanellën, sipas rregullores. Por, skuadra polake kërkoi ndërprerjen e lojës, pasi sipas tyre siguria mungonte. Pas më shumë se 20 minutash debate në dhomat e zhveshjes, gjyqtari i takimit ndërpreu përfundimisht ndeshjen dhe fjala i kaloi Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave, që do të luhet këtë të enjte në Varshavë, do të jetë vetëm një formalitet, pasi me humbje 3-0 në tavolinë përr skuadrën kuksiane konsiderohet kthimi i rezultatit në Varshavë i pamundur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?