UEFA PRO / Memushaj: Kurs shumë i rëndësishëm për të ardhmen, falenderojmë FSHF-në

Kursi për licencën e trajnerit UEFA PRO që është niveli më i lartë për një trajner futbolli ka nisur prej disa muajsh dhe në të marrin pjesë edhe emra të njohur të botës së futbollit. I gjithë kursi zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF.

Pjesëmarrës në këtë edicion të kursit janë edhe ish-futbollistë që kanë dhënë kontributin e tyre me Kombëtaren kuqezi si Ledian Memushaj.

Pas vari këpucët në gozhdë, duke e mbyllur me kontributin e dhënë në fushën e blertë, tani Memushaj është bërë pjesë e botës së trajningut ku ka patur edhe dy eksperienca, te Pescara U-19 dhe si zëvendës-trajneri te Dinamo City.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një prononcim për fshf.org Memushaj tregon rëndësinë e kursit UEFA PRO, teksa shton se në të ardhmen synon të arrijë sa më lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kursi është shumë interesant dhe shumë i rëndësishëm për ne. Është kënaqësi të jem me këtë grup e këta persona dhe shpresoj që të ecim sa më mirë. Për çdo trajner, ky kurs është shumë i rëndësishëm.

Edhe për të ardhmen tonë. Kam qenë vjet me shpresat e Pescarës, por edhe si zëvendës-trajner i Dinamos me Luigi di Biagio. Secili prej nesh që punon si trajner, kërkon të ecë sa më lart”, tha Memushaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?