Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

UEFA reportazh special për Sylvinhon: Kombi përfaqësohet me zemër, gjithmonë besoni te lojtarët! (VIDEO)

Sporti E mërkurë, 15 Nëntor 2023 16:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Një ditë pune me Sylvinhon”, në kanalin e saj zyrtar, UEFA i ka dedikuar një reportazh të veçantë Kombëtares Shqiptare dhe trajnerit Sylvio Mendes Campos Junior. Momenti dhe edicioni kualifikues shumë i mirë i Kombëtares kuqezi, por edhe puna fantastike e teknikut brazilian nuk ka kaluar pa u vënë re.

Reportazhi në faqen zyrtare të UEFA-s nis me një përshkrim të karrierës së Sylvinhos si lojtar dhe trajner që ka kontribuar në disa vende të Europës. Dhe në Brazil, vendlindjen e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

49-vjeçari tregon ndjesitë si timonier i Shqipërisë dhe shton se të përfaqësosh një komb është shumë speciale për lojtarët dhe trajnerin.

“Lojtarët duhet ta shijojnë dhe të jenë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre, kjo është mënyra e të punuarit. Megjithatë kur përfaqëson vendin, gjërat ndryshojnë dhe nuk është e njëjta mënyrë tradicionale e të punuarit. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur dhe gjithçka duhet të bëhet me zemër. Sepse përfaqëson kombin. Kjo është diçka speciale për lojtarët dhe për trajnerin”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Reportazhi vijon me organizimin e punës nga trajneri dhe stafi i tij, ndërtimi i programit stërvitor. Dhe diskutimet me lojtarët ku gjithmonë mbizotëron atmosfera pozitive.

Mund t'ju interesojë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Para 4 orësh
Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Felix Nmecha në radarin e Real Madridit, Mourinho e sheh si çelës

Para 5 orësh
Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

Para 7 orësh

Në vijim UEFA vlerëson Shqipërinë dhe e cilëson rrugëtimin e saj në këtë edicion kualifikues shumë të mirë. Ndeshja e radhës me Moldavinë shihet si një finale, pasi Shqipëria mund të sigurojë për herë të dytë në histori finalet e një turne madhor, Europianin “Gjermani 2024”.

Në karrierën si lojtar, Sylvinho ka luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe Arsen Ëenger, dy nga trajnerët më të mirë të historisë. Braziliani i cilëson ata si të jashtëzakonshëm.

“Guardiola dhe Ëenger janë të jashtëzakonshëm. Nuk pretendoj të bëhem si ata. Bëj punën time si e mendoj unë. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj tek organizimi i një ekipi”.

Pjesë e reportazhit të UEFA-s është edhe Elseid Hysaj. Fillimisht mbrojtësi kuqezi jep mendimin e tij për Sylvinhon, duke e cilësuar si një nga trajnerët e tij të preferuar.

“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër. Kishim nevojë për një trajner si Sylvinho për të kaluar momentin e vështirë. Tani është padyshim një nga trajnerët e mi të preferuar”, shprehet Hysaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me trajnerin, shkodrani i Lazios e pyet për evolucionin e rolit të mbrojtësit të krahut, por edhe për ndryshimin mes tyre.

“Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike.

Sigurisht taktika është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë”, theksoi Sylvinho

Reportazhi dedikuar ecurisë fantastike të Shqipërisë dhe trajnerit të saj, mbyllet me fjalën e këtij të fundit. I cili thotë se në Kombëtare çdo gjë bëhet me zemër, pasi prezantojnë vendin në arenën Europiane dhe atë Botërore.  Në fund mesazhi i Sylvinhos është i qartë: “Gjithmonë besoni te lojtarët“.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 4 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 4 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 4 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 4 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 5 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 4 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 4 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 13 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.