UEFA: Shqipëria kërcënon Danimarkën… po Serbia pse – 6 pikë?!

Sipas faqes zyrtare të UEFA-s, Shqipëria me fitoren ndaj Armenisë kërcënon seriozisht pozitat e Portugalisë e të Danimarkës, për kualifikimin direkt në finalet e Europianit, “Francë 2016”. Shqipëria përmbysi shifrat në 2-1 gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së katërt kualifikuese “Euro 2016”, në “Elbasan Arena” , përballë armenëve, dhe fitoi në një ndeshje plot emocione duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve, aq sa ka edhe Danimarka. Portugalia fitoi 2-1 me Serbinë dhe u ngjit në kuotën e 9 pikëve. Mirëpo Armenia që kishte një pikë dhe po aq edhe Serbia, sipas faqes zyrtare të UEFA-s, këto dy ekipe nuk janë në kuota të barabarta sepse Serbisë i janë hequr 6 pikë dhe jo tre pikë. Në renditjen e UEFA-s, serbët ndodhet në kuotën e -2 pikëve. Ende e paqartë nëse është lapsus i UEFA-s, vendim i saj zyrtar, apo një paralajmërim para se të jepet vendimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, mbi ndeshjen e 14 tetorit që u zhvillua në Beograd.  Serbisë iu dha fitorja 3-0 në tavolinë ndaj Shqipërisë, por iu zbritën 3 pikë për shkak të incidenteve. Nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më 17 prill do të vendosë t’i japë ndeshjen në tavolinë Shqipërisë, që iu mohua nga UEFA, Serbia automatikisht do të ketë – 2 pikë dhe Shqipëria 10 pikë.  Loja dhe fitorja e fundit e kuqezinjve ndaj Armenisë, përmes statistikave tregon se kuqezinjtë merituan fitoren  e fundit, pro ndoshta edhe një vend më të mirë në klasifikim:         

Statistikat e ndeshjes Shqipëri-Armeni

Shqipëria             –                              Armenia              

Swiss Digital Desktop Reklama

2              Golat                                           1

Swiss Digital Mobile Reklama

59           Posedimi i topit (%)                      41

14           Rastet                                           6

5             Në kuadrat                                    1

7            Jashtë kuadratit                             5

2            Bllokimet                                         0

2            Shtylla                                            1

4            Korne                                             3

0            Pozicione jashtë loje                      1

3            Kartonë të verdhë                            4

0            Kartonë të kuq                                 1

13          Faulle të shkaktuara                        14

475        Pasime                                             281

387        Pasime të sakta                               192

 

  • Henrikh Mkhitaryan shënoi në 4’ për Armeninë, pasi goditja e tij u devijua nga Mërgim Mavraj dhe përtundoi në rrjetë. 

• Hovhannes Hambartsumyan në 70’ doli me karton të kuq, duke lënë Armeninë me 10 lojtarë.

• Golat me kokë që u shënuan nga Mërgim Mavraj e Shkëlzen Gashi në 15 minutat e fundit të ndeshjes i dhanë fitoren 2-1 Shqipërisë në “Elbasan Arena”

• Armenia ende pa një fitore në Grupin I. Shqipëria pas fitorses  së fundit mban në presion Portugalinë dhe Danimarkën, për kualifikim.

• Ndeshjet e ardhshme kualifikuese, Grupi I: Armeni – Portugali (13 qershor) , Danimarkë –Shqipëir (4 shtator )

 

Ndeshjet kualifikuese- 29 mars

Shqipëri-Armeni               2-1

Portugali-Serbi                  2-1

Klasifikimi

Grupi I                                  Nd          P

Portugalia                            4              9

Danimarka                          4              7

Shqipëria                             4              7

Armenia                               4              1

Serbia    *                            4              -2

(Serbia duhet të kishte 1 pikë ashtu si deri para se të përballej me Portugalinë, por UEFA në renditjen e fundit i ka zbritur 6 pikë) 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?