UEFA, shqiptari Donis Avdijaj shpallet talenti i javës
UEFA ka përzgjedhur për këtë javë “djalin e çudirave.
Donis Avdijajn është shpallur sot nga UEFA si talenti i javës. “Donisi ka cilësi dhe mund të bëhet si Max Meyer. Mirëpo, nuk mjafton vetëm talenti, duhet të përdorësh edhe mendjen”, deklaroi menaxheri i Schalke 04, Horst Heldt për uefa.com, ndërkohë që trajneri i Sturm Graz u shpreh: “Donisi ka shumë cilësi, kjo ishte arsyeja pse e mora këtu. Është e lehtë të kuptosh talentin e tij sa herë që është në formë të mirë. Ndonëse është shumë i ri, ai ka mendjen e tij. Ne të gjithëve na pëlqejnë personazhet në futboll”. Futbollisti i Schalke 04 është huazuar te Sturm Graz. I krahasuar nga shumë edhe si Mehmet Scholl, madje për aftësinë finalizuese i vlerësuar edhe më lart se ish-futbollisti i Bayern, Avdiaj vetë deklaroi: ”
Futbolli është një sport emocionues, dhe ka raste kur emocionet e mia shfaqen. Unë nuk jam rritur në kushtet më të mira. Veshjet e mija i merrnim nga ndihmat e shtetit. Nuk kishte shanse që unë të isha një adoleshent i llastuar. Unë thjesht them atë që mendoj. Preferoj të jem i sinqertë dhe pres të njëjtën gjë nga të tjerët. Dua të bëj familjen time krenare dhe të lumtur duke luajtur futboll. Një buzëqeshje nga im atë rregullon çdo gjë, pavarësisht sa keq mund të ndihem. Është ai që më bëri ky që jam, dhe pikërisht ai e ka patur mijëra herë më të vështirë se unë”.
KOHA JONË SONDAZH

