UEFA shtyn vendimin për Kukësin, dosja voluminoze

Siç duket, ankthi për kuksianët do të vijojë ndoshta deri nesër në mëngjes në lidhje me vendimin e UEFA-s për ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të Europa League, Kukësi-Legia, e ndërprerë në minutën e 51-të, për shkak të goditjes së një futbollisti mik në fushën e lojës. Komisioni i Disiplinës në UEFA, përpara se të shqyrtonte çështjen e Kukësit, është ndalur në një tjetër vendim dhe vetëm në orët e pasdites ka nisur të merret me ndeshjen e ndërprerë në Tiranë. Vetë shefi i klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi, shprehet pasi klubi ka qenë në pritje të vendimit të UEFA-s se nesër  në mëngjes mund të ket5ë  një përgjigje: “Jemi në pritje të vendimit të UEFA-s. Njoftimi më i fundit është se ende nuk është marrë një vendim për një dosje voluminoze. Nesër në mëngjes maksimumi i zgjatjes së publikimit të vendimit. Urojmë të jetë sa më i arsyeshëm!” Për klubin kuksian vazhdon pritja, ku shumë gjëra janë të varura nga zbardhja e vendimit, pasi në bazë të tij do të vijohet nga puna me të ardhmen e Kukësit. Vendimi për Kukësin ka lënë në ankth edhe klubet e tjera, duke filluar me Vllazninë, Partizanin, Tiranën e ndonjë tjetër. Nëse Kukësi dënohet rëndë, i pari që mund të largohet është presidenti Safet Gjici, i cili tashmë e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të drejtuar Vllazninë dhe tifozët shkodranë po e presin me ankth. Me largimin e tij me siguri do të ketë eksod lojtarësh, ku dy klubet kryeqytetase duan shërbimet e Malotës, Muçës, Micit, por edhe të ndonjë lojtari tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?