UEFA publikon skandalin e trukimeve, “Skënderbeu” manipuloi mbi 50 ndeshje
UEFA ka publikuar arsyet që çuan në përjashtimin nga kompeticionet europiane për një periudhë 1-vjeçare skuadrën e Skënderbeut. Institucioni më i lartë i futbollit europian zbulon se ekipi korçar dyshohet se ka manipuluar 50 ndeshje, 41 prej të cilave në Shqipëri.
Në vendimin e zbardhur të premten, thuhet se Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit.
Sipas UEFA-s, Skënderbeu ka manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë, 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve, 2 ndeshje të Ligës së Europës dhe 6 miqësore.
“Sistemi arrin në konkluzionin se të paktën numri në vijim i ndeshjeve është manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve: 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 2 ndeshje të Ligës së Europës, 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore”, argumenton UEFA.
Nga raporti i UEFA-s rezulton se janë plot 41 ndeshje të trukuara nga skuadra korçare në kampionatin shqiptar, pa folur për miqësore dhe sfida të Kupave të Europës.
Monitorimi i ndeshjeve të Skënderbeut nga sistemi i specializuar ka nisur që nga prilli 2007.
Hetimet flasin për krijimin e lidhjeve trukuese mes personave të klubit shqiptar, si Ridvan Bode (mbështetës financiar, ish-ministri i Financave), Ardjan Takaj (president i klubit) dhe Agim Zeqo (ish-presidentit të klubit), udhëheqës, si dhe lidhjeve të tyre me kompanitë e basteve, përmes sponsorëve, ose disa individëve.
“Telesport.al” ka siguruar në pjesën kryesore të raportit të UEFA-s, dërguar në FSHF:
– Sistemi i Monitorimit për Manipulimin e Ndeshjeve (BFDS) i krijuar në 2009-ën nga UEFA si kundërpërgjigje për rritjen alarmuese të numrit të ndeshjeve të manipuluara në kompeticionet europiane, si dhe ato kombëtare, ka konfirmuar, në bazë të të dhënave statistikore dhe modeleve matematikore të përdorura nga ky sistem, se klubi shqiptar i Skënderbeut ka qenë vazhdimisht i përfshirë në trukimin e ndeshjeve në kompeticionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare në gjashtë vitet e fundit.
– BFDS ka marrë në shqyrtim një numër ndeshjesh të Skënderbeut, të zhvilluara në kompeticionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, ndeshje zyrtare dhe miqësore, duke arritur në përfundimin se klubi ka manipuluar sfidat e mëposhtme: 5 ndeshje në Champions League, 2 në Europa League, 41 në Kategorinë Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë dhe 6 ndeshje miqësore. Rezultatet e BFDS nuk lënë asnjë hije dyshimi se Skënderbeu ka qenë i përfshirë direkt ose indirekt në ndikimin e rezultatit final të një numri të madh ndeshjesh në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare, që nga prilli i 2007-ës.
– Përveç raporteve në lidhje me bastet e vëna, në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare, të zhvilluara nga Skënderbeu, zyrtare dhe miqësore, gjatë pesë viteve të fundit, janë edhe pamjet filmike të ndeshjeve të luajtura në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2015-2016 dhe hetimet e zhvilluara në lidhje me përfshirjen e drejtuesve, ose personave afër klubit, si Ridvan Bode (bankier, ish-Ministër i Financave), Ardjan Takaj (presidenti i klubit) dhe Agim Zeqo (ish-president i klubit), që do të konfirmojnë përtej çdo dyshimi se ka pasur trukim ndeshjesh.
– Së fundmi, përshtypjet e krijuara rreth KS Skënderbeut, nga lojtarët kundërshtarë, deri te tifozët, nga kompanitë e basteve deri te gazetarët, tregojnë se është krijuar një bindje se Skënderbeu ka manipuluar dhe vazhdon të manipulojë ndeshje në Shqipëri dhe Europë.
Në raportin prej 31 faqesh dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, UEFA ka specifikuar ndeshjet e trukuara mbi të cilat u mor vendimi për përjashtimin e Skënderbeut nga Kupat e Evropës.
Bëhet fjalë për dhjetë takime nga 53 gjithsej, për të cilat “qeveria” evropiane e futbollit është e sigurt se kanë qenë të “kurdisura” nga klubi korçar. Pikërisht mbi këto ndeshje Skënderbeu u përjashtua për një vit nga ndeshjet evropiane këtë sezon.
Lista e ndeshjeve të sigurta:
Krusaders – Skënderbeu 3-2 (21.07.2015)
Dinamo Zagreb – Skënderbeu 4-1 (25.08.2015)
Sporting Lisbona – Skënderbeu 5-1 (22.10.2015)
Skënderbeu – Lokomotiv Moska 0-3 (10.12.2015)
Skënderbeu – Shkumbini 1-0 (12.12.2010)
Kastrioti – Skënderbeu 0-0 (06.02.2011)
Dinamo – Skënderbeu 2-3 (15.04.2011)
Skënderbeu – Laçi 0-0 (31.01.2015)
Skënderbeu – Teuta 2-2 (16.10.2015)
Skënderbeu – Tërbuni 4-0(22.11.2015)
Ndërkohë, këto takime dyshohen si të manipuluara:
Skënderbeu – Neftçi Baku (23.07.2013)
Shakther Karagandi – Skënderbeu (30.07.2013)
Skënderbeu – Shakther Karagandi (06.08.2013)
Skënderbeu – Dinamo (13.11.2010)
Teuta – Skënderbeu (08.12.2010)
Tirana – Skënderbeu (03.02.2011)
Dinamo – Skënderbeu (25.02.2011)
Skënderbeu – Bylis (07.03.2011)
Skënderbeu – Laçi (20.04.2011)
Skënderbeu – Kastrioti (26.10.2011)
Skënderbeu – Bylis (05.12.2011)
Laçi – Skënderbeu (04.02.2012)
Skënderbeu – Pogradeci (08.02.2012)
Skënderbeu – Vllaznia (07.03.2012)
Skënderbeu – Laçi (21.03.2012)
Dajti – Skënderbeu (26.03.2012)
Skënderbeu – Vllaznia (25.04.2012)
Vllaznia – Skënderbeu (24.08.2012)
Skënderbeu – Laçi (24.09.2012)
Shkumbini – Skënderbeu (08.12.2012)
Skënderbeu – Kukësi (15.12.2012)
Kastrioti – Skënderbeu (19.12.2012)
Skënderbeu – Kastrioti (04.02.2013)
Apolonia – Skënderbeu (17.02.2013)
Shkumbini – Skënderbeu (20.02.2013)
Laçi – Skënderbeu (01.03.2013)
Kukësi – Skënderbeu (06.03.2013)
Skënderbeu – Kastrioti (12.03.2014)
Skënderbeu – Kukësi (30.04.2014)
Partizani – Skënderbeu (11.09.2014)
Skënderbeu – Elbasani (29.10.2014)
Vllaznia – Skënderbeu (21.12.2014)
Elbasani – Skënderbeu (25.01.2015)
Skënderbeu – Flamurtari (18.02.2015)
Skënderbeu – Tirana (21.09.2015)
Skënderbeu – Vllaznia (17.02.2016)
Skënderbeu – Laçi (20.04.2016)
Skënderbeu – Silkeborg (24.01.2013)
Skënderbeu – Matersburg (31.01.2013)
Energie Kotbus – Skënderbeu (04.07.2013)
| Shakhtar Donetsk – Skënderbeu (25.06.2014)
Skënderbeu – Oostende (11.01.2015)
Dinamo Kiev – Skënderbeu (06.07.2015)
Reagim i plotë i Ridvan Bodes:
I habitur dhe i indinjuar, mesova nga mediat se eshte permendur emri im, Ridvan Bode, ne justifukimin e nje vendimi per denimin e klubit te futbollit “Skenderbeu” me pezullim nga pjesmarrja ne kompeticionet e liges europiane te futbollit.
Per opinionin publik dua te sqaroj se:
1.- Nuk kam qene asnjehere financues, donator apo anetar bordi ne asnje organizim shoqeror, kulturor apo sportiv ne Shqiperi apo jashte saj.
2.- Si fans futbolli dhe vecanerisht i klubit te futbollit Skenderbeu, kam dhene mbeshtetjen time nga shkallet e stadiumit sic bejne mijra sportdashes. Asnjehere nuk kam kontaktuar per te influencuar ne ecurine e futbollit as drejtuesot e klubit, as trajnerin apo lojtare. Kurre nuk jam takuar apo biseduar per ndeshje apo rezultate me presidente, trajnere apo lojtare te asnje ekipi futbolli.
3.-Nuk kam lidhje me privatizimin e klubit te futbollit Skenderbeu (me sa di ai nuk eshte i privatizuar).
Klubi ka qene ne pronesi te bashkise ku kryetar ka qene zv.kryeministri aktual dhe cdo procedure transformimi apo privatizimi kryhet nga bashkia Korce.
4.-Nuk kam privatizuar ndonje llotari sportive shteterore, pasi nuk ka patur te tilla. Eshte dhene me ligj licensa e llotarise kombetare qe nuk ka te beje me baste sportive.
5.-Shpreh indinjaten time per perfshirje ne nje material te tille, te prezumuar jo politik, te akuzave dhe konsideratave politike te eksponenteve te qeverise aktuale te bera ndaj meje.
Per sa me siper do te ndjek ligjerisht shpifjet e ulta e denigruese ndaj meje ne te gjitha instancat kompetente.
P.S. nuk jam njohur me asnje material zyrtar. Reagimi im bazohet ne sa eshte shkruar ne media.