UEFA: Skënderbeu, në listën e udhëtimeve të tmerrshme të edicionit

Probleme në pajisjen me viza, mungesa e bazës materiale të përshtatshme dhe mangësi të theksuara në ndryshimin e orës sipas zonave kohore ndërkombëtare.

Faqa zyrtare e UEFA­-s publikon një përmbledhje të trasfertave më të tmerrshme që janë regjistruar ndonjëherë në ndeshjet e vlefshme për Kupat e Europës. Më e fundit që iu shtua listës janë pikërisht kampionët e Shqipërisë të Skënderbeut, për odisenë me vizat në sfidën e turit të dytë të Champions League përballë Crusaders.

“Ecuria heroike e Skënderbeut deri në fazën play­off të Champions League mund të kishte përfunduar shumë më shpejt, për shkak të një gabimi të zyrtarëve të klubit”, theksonte faqa e UEFA-­s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konfederata Europiane konfirmon se “gabimisht klubi aplikoi për viza të Republikës së Irlandës për një ndeshje që do të luhej në Belfast, kryeqytetin e Irlandës së Veriut”. Për fat të mirë, gjithçka u zgjidh me mbështetjen e ekipit pritës dhe vizat u siguruan nëpërmjet një ndalese në Paris. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?