UEFA vendos për datat kur do të mbyllet Champions League

UEFA ka përcaktuar kalendarin e fazës finale të Champions League dhe Europa League. Të mërkurën do të ratifikohen, por tashmë është vendosur gjithçka. Sipas “Sky Sport”, për sa i përket 1/8-ve të Champions League do të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht në qytetet përkatëse, ndaj Napoli në Barcelonë dhe Juventusi në Torino ndaj Lyon. Më pas, mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhen Final Eight në Lisbonë: çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19. Finalja më 23 gusht 2020! Pra, të gjitha me ndeshje teke dhe në një qytet të vetëm.

Europa League do të zhvillohet në Gjermani. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla në ndeshje të vetme, ndërsa të tjerat do të luajnë vetëm fazën e kthimit të 1/8-ve, në qytetet përkatëse. Final Eight do të zhvillohen mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duisburg, Gelsenkirshen, Frankfurt dhe Koln. Superkupa e Europës do të luhet më 24 shtator në Budapest.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?