UEFA vendos prapë në grup Shqipërinë me Serbinë
Duket se UEFA nuk e ka nxjerrë ende mësimin e duhur pas përplasjeve në Beograt të vitit të shkuar, mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Futbollistët kuqezinj u dhunuan dhe për pasojë morëm fitoren 3 me 0 në tavolinë.
Por UEFA në vend që t'i shmangë përplasjet, ka hedhur sërish Shqipërinë përballë Serbisë, por këtë radhë për kombëtaren e femrave të moshës nën 19 vjeç.
Kështu, në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian për ekipet femra nën 19 vjeç, Shqipëria dhe Serbia janë sërish në një grup. Dy ekipet e Ballkanit ndodhen në grupin e katërt me Skocinë dhe Qipron.
KOHA JONË SONDAZH

