UEFA Youth League/ Skënderbeu U-19 kalon në raundin e dytë, përballet me Aston Villan

Skënderbeu U-19 ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Youth League, pas suksesit të madh ndaj Inter Escaldes.

Skuadra korçare triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” me shifrat 5-0 duke vulosur kalimin më tej në këtë kompeticion. Në fakt, gjithçka ishte vendosur që në ndeshjen e parë të luajtur në “Estadi Nacional” të Andorrës, ku Skënderbeu U-19 fitoi me rezultatin e thellë 10-0.

Falë këtij suksesi, korçarët do të përballen në raundin e dytë me skuadrën angleze Aston Villa FC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 tetor, ndërsa sfida e kthimit më 5 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?